fbpx

MPJ e Turqisë reagon ashpër ndaj sulmit në Nice “ata që organizuan një sulm kaq të egër në një vend të shenjtë adhurimi, nuk kanë ndjenjën e vlerave fetare dhe morale

HomeLajmeBota

MPJ e Turqisë reagon ashpër ndaj sulmit në Nice “ata që organizuan një sulm kaq të egër në një vend të shenjtë adhurimi, nuk kanë ndjenjën e vlerave fetare dhe morale

Turqia dënoi sulmin me thikë në qytetin Nice të Francës ku humbën jetën tre persona.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Punëve të Jashtme, bëhet e ditur se dënohet me forcë sulmi brenda Kishës “Notre-Dame de Nice” në Nice të Francës.

“Ne u shprehim ngushëllime të afërmve të atyre që humbën jetën në sulm dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. Asnjë arsye nuk mund të justifikojë vrasjen e një personi ose të justifikojë dhunën. Është e qartë se ata që organizuan një sulm kaq të egër në një vend të shenjtë adhurimi, nuk ka ndjenjën e vlerave fetare, humanitare dhe morale”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Në deklaratë nënvizohet se Turqia, si një vend që lufton kundër terrorit dhe që ka humbur shumë qytetarë të sajë për shkak të llojeve të ndryshme të terrorit dënon sulmin dhe thekson solidaritetin me popullin francez, veçanërisht banorët e qytetit të Nices kundër terrorit dhe dhunës.

Si pasojë e sulmit në Nice të Francë 3 persona vdiqën dhe shumë të tjerë u plagosën.

COMMENTS