fbpx
HomeLajmeKosovë

MPB e Maqedonisë së Veriut jep detaje për vdekjen e të riut nga Dragashi

Një 19-vjeçar me iniciale F.A., shtetas i Republikës së Kosovës, ka humbur jetën në një liqen në Kodrën e Diellit në Tetovë, i njohur si “Liqeni i Madh”, e që ndodhet në afërsi të vijës kufitare Maqedoni e Veriut-Kosovë.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut është deklaruar në lidhje me tragjedinë e djeshme, ku i riu nga Komuna e Dragashit është gjetur i vdekur në një liqen që gjendet në territorin maqedonas në afërsi të kufirit me Kosovën.

MPB ka njoftuar se viktima bashkë me shokët e tij kishin kaluar ilegalisht kufirin.

“Më 28.08.2020 në orën 14 e 50 është raportuar në Stacionin Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në “Popova Sapka” se në territorin e vendi tonë F.A ( rreth moshës 20 vjeç) së bashku me disa persona të tjerë nga Kosova kanë hyrë ilegalisht në Republikën e Maqedonisë Veriore, ku më pas kishin hyrë për tu larë në “Liqenin e Karanikollës”, e që sipas raportit, F.A aty u mbyt. Njëri nga personat ishte kthyer në Republikën e Kosovës dhe e kishte raportuar ngjarjen në stacionin policor në Dragash, nga ku më pas u njoftuar edhe Policia kufitare në Popva Shapka. Më 29 gusht rreth orës 9, një ekip inspektues nga Tetova dhe Prokurori Publik kanë arritur në vendin e ngjarjes me helikopter dhe trupi i F.A u hoq nga ujërat e liqenit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Personat e tjerë që ishin me të ndjerin janë mbajtur në stacionin policor në Tetovë për zbardhjen e çështjes”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut./Lajmi.net

COMMENTS

x