Mourinjo me kritika të ashpra për Southgate: “nuk mund t’i lihet fati i një kombi një 19 vjeçari”

HomeLajme

Mourinjo me kritika të ashpra për Southgate: “nuk mund t’i lihet fati i një kombi një 19 vjeçari”

“Azzurrët” arritën të mposhtin Anglinë në finalen e “Wembley”, në ndeshjen e cila u vendos me penallti, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan barazim 1-1.

Nuk munguan urimet për italianët, por dhe kritikat për skuadrën angleze, e cila dhe pse u mundua të japë më të mirën e saj, nuk arriti të triumfojë.

Për finalen kanë folur mjaft figura të sportit, një ndër to edhe trajneri i Romës, portugezi Jose Mourinho, i cili ka kritikuar trajnerin anglez Gareth Southgate.

Mourinho ka thënë se ka qenë shumë e vështirë për talentin Saka të marrë atë përgjegjësi të madhe, duke goditur indirekt trajnerin anglez.

“Saka kishte fatin e një vendi të tërë mbi supe. Mendoj se kjo është shumë për një djalosh të ri si ai, që të ketë gjithçka mbi supe në atë moment”, tha Mourinho.

Më pas portugezi ka thënë se të vështirë e kanë pasur edhe dyshja Rashford e Sancho që herën e parë që prekën topin ishte te pika e penalltisë.

“Në të vërtetë, është gjithashtu shumë e vështirë për Rashford dhe Sancho të vijnë dhe të gjuajnë një penallti pas vetëm një prekje të topit”, përfundoi Mourinho.

COMMENTS