fbpx

Motra e të riut nga Shtimja: S’kishte sëmundje tjera përveç koronavirusit

HomeLajmeKosovë

Motra e të riut nga Shtimja: S’kishte sëmundje tjera përveç koronavirusit

Mbrëmë ka humbur betejën me Covid-19, 34 vjeçari nga Shtimja, Afrim Tafa.

I riu ishte punëtor i Komunës së Shtimes. Familjarët e tij kanë treguar për gazetën Objektiv se Afrimi para se të infektohej, ishte mirë me shëndet, pasi merrej edhe me aktivitete sportive.

Sebahate Tafa, motra e të ndjerit, ka thënë se vëllai i saj nuk kishte asnjë sëmundje shoqëruese, pos që ishte infektuar me virusin korona.

“Jo s’ka pas asnjëherë, alpinist ka qenë. Ai ka qëndruar gati dy javë në Prishtinë në Klinikën Infektive”, tha Tafa.

Familjarët janë shprehur të kënaqur me trajtimin që ju ka bërë në QKUK.

Motra e të ndjerit, që është më profesion infermierie tregon për vështirësitë që kishte kaluar vëllai i saj para se të ndërronte jetë.

“Ka pas vazhdimisht temperaturë edhe vështirësi në frymëmarrje”, ka shtuar ajo.

Tafa tha se varrimi i 34 vjeçarit do të bëhet sot vetëm nga rrethi i ngushtë familjar për shkak të rrezikut të përhapjes së koronavirusit.

I tronditur me vdekjen e punëtorit të komunës që e udhëheqë është edhe kryetari i Shtimes, Naim Ismajli i cili përmes një shkrimi në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjes Tafa.

“Këto ditë që vazhdimisht kisha kontakte përmes telefonit me personelin mjekësor dhe familjarët e tij, shpresoja që Afrim Djali si e quaja unë do ta përballonte këtë sfidë, por ja që Afrimi nuk ia doli dhe na mërziti shumë, sepse si i ri që ishte, dhe një djalë me shumë urtësi e energji për jetën i duhej akoma familjes, shoqërisë dhe vendit. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës. Ngushëllime familjes Tafa”, ka shkruar kryetari Naim Ismajli.

COMMENTS

x