fbpx

Motoja e protestës së të shtunës të organizuar nga PSD: “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!”

HomeKosovë

Motoja e protestës së të shtunës të organizuar nga PSD: “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!”

Partia Socialdemokrate do të mbajë një protestë më 29 janar, në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë.

Përmes një njoftimi PSD ka bërë të ditur se motoja e protestës do të jetë “Ju rrisni çmimet, ne rezistencën!.

“Zyrës së ZRRE-së i quam mesazhin e qartë në vend; nuk mund të lejojmë që çmimi i energjisë elektrike mbi kurrizin e mirëqenies së qytetarëve e për interesat e KEDS. Nuk mund të lejojmë që zhvatja që po iu bëhet qytetarëve, duke marrë para nga buxhet i Kosovës për të ruajtur profitin e KEDS, të kaloj. Veprimet e tyre vetëm sa e rrisin rezistencën e protestën tonë! Me 29 janar, ora 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti”, protesojmë kundër aleancës së Kurtit për interesat e KEDS-it e kundër qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftim.

COMMENTS

x