Provoj me shkrua për Rabën, çobaneshën burrneshë! S’mundem! M’pikëllon fara ime.
Provoj me iu folë për Zanën që lahej përrojeve e rrezitej kërrshave e për Ujkën që m’thoshte ti je i zanuem, por s’mundem se vemendjen ma tërheqin analistët e debateve televizive.
E thelbi?
Thelbi i njejt: – Shqiptarët e përçamë si n’kohën e turkut si n’kohën e shkjaut si n’kohën e Shqipnisë Madhe!
T’blemë për pak pare!
E fajsojnë njeni tjetrin. E luejnë viktimën. Me Albinin merren, atë e fajsojnë, jo kalin serbian që sjellë e sjellë e sjellë e nuk ndalet pa i ra nallçet!
T’shitun n’kohën e Ali Bungut t’shitun n’kohën e Albin Kurtit!
Kokat e veta i hanë e tokën e grimcojnë korbat! Korbnajë me glaca ajo lugina e Ibrit.
Këta s’i shohin pendlat që u kanë ra për tokë. Janë ngulfatë n’glacat e korbave e shpëtimin s’e kërkojnë të vetvetja po të ai që vdiq 99-tën!
Ka vdekë baba; – pësherëtijë!
Nuk ngjallet! Shtagën krrutë ua ka lanë të dera! Çojeni bythën!
Secili ma tuc se shoqi!
S’i tutën Amerikës, (rrenë qoftë sot e nesër, se Ajo s’i han), po hijës vet i tutën, se e kan vjedhë edhe hijen! I kanë pre secili degët e veta, e tani që s’kan hije ku të mëshefën, tutën prej korbave mos po ua glasojnë fytyrat!
Secili ma lakmitarë! Ma i shitun! Ma i untë!
Nuk e akuzojnë Vuçkun, (se, s’e kan akuzua as Pashiqin dikur), po Albinin që po mundohet ta ruej veriun!
Kërkojnë mocion mosbesimi! Kërkojnë t’ia thejnë qafën e ti thonë Vuçiqit; – zotni, ju Sulltanit ia patet çua n’tepsi, nji kokë princi dikur! Edhe ne ia këputem qafën këtij tonit që deshti mos me t’lanë me hi “n’Stara Mitrovicë”, e po ia çojmë Amerikës si garancë!
Këta s’e kan hallin e shtetit, lum zotnia! E kan hallin se kush po bahet koka e kush shpatulla. Për bishtin që ua ka hangër Vuku, s’e kan dert!
Dhe, “Kurrë ma mos pagueni spiuj, monafik, morra, pleshta! Këta i gjeni pa pagesë si ti hapni dyertë e oborreve!”, kështu ka thanë gjermani i 1944-tës!
Çun Lajçi