fbpx

“Mos na rreni”, përplasje mes protestuesve e përfaqësuesve të Qeverisë

HomeLajmeKosovë

“Mos na rreni”, përplasje mes protestuesve e përfaqësuesve të Qeverisë

Pas disa orë proteste para Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e kësaj të fundit kanë dalë para protestuesve duke tentuar të japin përgjigje.

Njëra nga organizatoret e protestës e ka pyetur shefin e Kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipin, se çfarë do të bëjnë për kërkesat e drejtuar nga protestuesit.

Por, sa po një nga përfaqësuesit e Qeverisë ka filluar të flasë, e ku përmendi edhe dorëheqjen e drejtorit të Policisë, ata kanë ndërhyrë për ta ndërprerë.

“Mos na rreni, po na rreni” – qenë disa nga brohoritjet e protestuesve.

Para protestuesve ka dalë edhe zëdhënësi i Qeverisë Kurti, Përparim Kryeziu, i cili ka thënë se nuk e di se ku është z.Kurti, kur u pyet nga Nacionale se pse nuk ka dalë ende para protestuesve.

x