fbpx

“Mos i thuaj Kosovës – Kosovë dhe Metohi”, gazetari kosovar i nervozuar ia tërheq vërejtjen Stefanoviqit

HomeLajmeKosovë

“Mos i thuaj Kosovës – Kosovë dhe Metohi”, gazetari kosovar i nervozuar ia tërheq vërejtjen Stefanoviqit

Borko Stefenoviq, ish kryenegociator në bisedimet Kosovë – Serbi ka qenë i ftuar mysafir në emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK, për të folur për dialogun mes dy shteteve dhe tensioneve në veri.

Gjatë kësaj bisede, Stefanoviq, vazhdimisht i është referuar Kosovës me termin “Kosovë dhe Metohi”, gjë që ka nervozuar gazetarin Arton Mulliqin.

Ai ia tërhequr vërejtjen ish kryenegociatorit serb, duke i kërkuar që gjatë kësaj bisede t’i referohet Kosovës me emrin kushtetues.

“Para se të kalojmë të kjo çështje, fillimisht po ju kërkoj që gjatë kësaj interviste t’i referoheni Kosovës me emrin e saj e jo Kosovë dhe metohi, sepse kjo “metohi” shkakton averzion tek shikuesit kosovarë”, ka qenë kërkesa e Mulliqit.

Menjëherë ka reaguar Stefanoviq. “Unë jam shtetas i Serbisë dhe ne kështu i referohemi vendit tuaj”, ka thënë Stefanoviq që ka marrë kundërpërgjigje nga gazetari. “edhe unë jam shtetas i Kosovës, prandaj po kërkoj që të mos i referoheni si Kosovë dhe metohi”, ka përfunduar këtë diskutim Mulliqi.