fbpx
HomeMagazina

Morena Taraku me fustan transparent dhe provokues në klipin e ri me Stresin

Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku, është në përgatitje e sipër të një bashkëpunimi me reperin Stresi.

Mu për këtë arsye ajo gjatë këtyre ditëve udhëtoi nga Turqia për në Shqipëri, për të realizuar xhirimet e klipit.

Në orët e mbrëmjes të së mërkurës, Morena dhe Stresi ndanë me fansat e tyre në rrjetet sociale një fotografi nga prapaskenat e klipit, i cili duket se do të jetë mjaft atraktiv.

Në videon muziore, Morena duket do të shfaqet mjaft provokuese dhe me stil, e veshur me një fustan transparent me shkëlqim.

“Hiti më i madh në qytet po vjen, bashkëpunimi me Morena Tarakun, ‘Bad Gal’”, shkroi Stresi në mbishkrimin e fotografisë së ndarë me ndjekësit në Instagram.

Morena përndryshe ka paraajmëruar se do të sjellë së shpejti edhe një album me këngë të përmbledhura, teksa “F*ck your location” titullohet projekti i saj paraprak.

COMMENTS

x