fbpx

Moratorium për grevën| A po tenton pushteti i Vetëvendosjes ta thyejë grevën përmes idesë së deputetit Gola?

HomeLajmeKosovë

Moratorium për grevën| A po tenton pushteti i Vetëvendosjes ta thyejë grevën përmes idesë së deputetit Gola?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, i cili është pjesë e Komisionit për Arsim në të cilin raportuan ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë me një propozim për Këshillin Grevist për të zëvendësuar metodën aktuale të grevës me atë të mos vendosjes së notave për nxënësit.

Pra sipas Golës, duhet të ndërrohet mënyra e presionit për plotësimin e kërkesave, në mënyrë që të mbahet edhe mësimi dhe qeveria në të njëjtën kohë të bëjë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

Ndaj kësaj kërkese ka reaguar Ymer Ymeri nga Këshilli Grevist, duke e pyetur deputetin Gola se a mendon që do të reflektojë Qeveria në rast se zbutet metoda e grevës në këtë formë.

Gola pastaj ka sqaruar edhe një herë propozimin e tij, dhe ka thënë që s’po kërkojnë përgjigje menjëherë.

“Mund të jetë një mjet i efektshëm si presion sindikal ndaj qeverisë”, ka thënë tutje Gola, duke i sqaruar Ymer Ymerit se kjo s’nënkupton që të heqin dorë nga kërkesat e tyre.

“Të jeni të bindur që do të jemi prapa jush”, ka thënë Gola.

“Do ta bisedojmë me anëtarësinë”, ka thënë një prej anëtareve të Këshillit Grevist.

Ndërkohë Ymer Ymeri i ka bërë thirrje Golës që të jetë prezent në takim për të dëgjuar se çfarë thonë anëtarët e sindikatës për propozimin.

x