fbpx

Momenti kur policët ukrainas shtien me pushkë automatike mbi dronin iranian në Kiev (Video)

HomeLajmeBota

Momenti kur policët ukrainas shtien me pushkë automatike mbi dronin iranian në Kiev (Video)

Anton Geraschenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës, ka publikuar në profilin e tij në Twitter një video ku shihen policët ukrainas duke qëlluar me pushkë automatike dronët që sulmuan sot kryeqytetin – Kievin.

Geraschenko pretendon se një fluturake që kontrollohej nga distanca ka qenë e Iranit. Më herët Irani i kishte dërguar një numër të madh të dronëve rusëve, transmeton Telegrafi.

E Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se mund të shqyrtojnë sanksionet e tjera kundër Iranit, nëse gjejnë dëshmi konkrete që Irani po i dërgon dronë Rusisë.

“Pjesëtarët e policisë nacionale po rrëzojnë fluturaken pa pilot të iranianëve”, ka shkruar në statusin e tij Geraschenko.

Në video mune të shihen disa policë duke shtënë në ajër me pushkë automatike, e krejt në fund dëgjohet një shpërthim dhe rrëzimi i fluturakes.