fbpx

Momenti i shpërthimit të një rakete palestineze në Izrael, lëndohen disa persona

HomeLajmeBota

Momenti i shpërthimit të një rakete palestineze në Izrael, lëndohen disa persona

Ekstremistët palestinezë shkrepën dy raketa nga Rripi i Gazës, të cilat qëlluan Izraelin, duke plagosur dy persona.

Ishte një sulm që përkoi me nënshkrimin e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis Izraelit dhe dy vendeve arabe në Shtëpinë e Bardhë.

Palestinezët kundërshtojnë marrëveshjet me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin sepse i konsiderojnë ato si një tradhti ndaj qëllimeve të tyre nga vendet arabe që ranë dakord të njohin Izraelin, por nuk siguruan koncesione territoriale.

Ushtria izraelite tha se një raketë u përgjua gjersa ambulanca izraelite Red David’s Shield deklaroi se dy persona pësuan lëndime të lehta nga xhamat e thyer.

Ushtria tha më parë se sirenat për një alarm raketash ishin dëgjuar në Ashdod dhe Ashkelon të Izraelit jugor. /Telegrafi

COMMENTS