Momenti dramatik pas shpërthimit misterioz të tubacionit të gazit në rajonin e pushtuar në Ukrainë – Rusia fajëson “sabotatorët”

1 minute, 17 seconds Read

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë një shpërthim gazsjellësi në rajonin e pushtuar nga Rusia të Luhansk – pas një serie zjarresh misterioze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, shpërthimi në tubacionin ukrainas, që aktualisht operohet nga rusët, më 7 janar rezultoi në ndërprerjen e gazit në më shumë se 13,000 shtëpi.

Dhe pamjet treguan zjarrin që shpërtheu nëpër objekt duke dërguar tym të zi që ngrihej në qiell.

Siç raportohet, gjithsej 25 punëtorë u evakuuan ndërsa shërbimet e urgjencës morën pjesë dhe “fikën zjarrin”.

Nuk ka raportime për viktima, por një numër i ambulancave janë thirrur në vendngjarje.

https://twitter.com/TpyxaNews/status/1500726433668161541?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1500726433668161541%7Ctwgr%5E4fca630794b42e3eb4959518b78c582dee5d899b%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fmomenti-dramatik-pas-shperthimit-misterioz-te-tubacionit-te-gazit-ne-rajonin-e-pushtuar-ne-ukraine-rusia-fajeson-sabotatoret%2F

Ministria e Situatave të Emergjencave të rajonit të aneksuar tha se një shpërthim kishte shkaktuar incidentin.

Nuk është e qartë se kush ishte pas shpërthimit, por Ministria ruse e Sigurimit të Shtetit ka hapur një çështje penale për “sabotim për shkak të shpërthimit të një gazsjellësi”.

Ndryshe, ka pasur një valë zjarresh të pashpjegueshme – ndonjëherë të shkaktuara nga shpërthime – në territorin rus dhe zonat e pushtuara.

Dhe disa nga incidentet shihen si të shkaktuara nga sulme sabotazhi nga individë ose grupe kundër luftës – ose skuadra të dërguara nga Ukraina brenda territorit të kontrolluar nga Rusia. /Telegrafi

Publikime te ngjashme