fbpx

Molliqaj thotë se qeveria “ua vurli lakun në fyt” grevisteve duke i kërcenuar me paga

HomeLajmeKosovë

Molliqaj thotë se qeveria “ua vurli lakun në fyt” grevisteve duke i kërcenuar me paga

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka shkruajtur për grevën e mësuesve, e cila siç duket do të marrë fund të hënën.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Qeveria Kurti ndaljen e grevës po e arrin përmes vënies së “lakut në fyt” nga presioni i i mos-procesimit të pagave.

“Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës”, ka shkruar Molliqaj.

“Nga i tërë ky proces është shfaqur shumë më tepër karakteri ideologjik i partisë në pushtet, sesa që do të shihej në një rrethanë normale. Ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve nuk do ta gjejnë atë”, shkroi kryetari i PSD-së.

Postimi i plotë i tij:

Greva na dha leksion për pushtetin që kemi

Meqë as nuk kanë mundur t’i nënshtrojnë, as nuk kanë arritur t’i përçajnë, aq më pak t’i kontrollojnë, mjeti i vetëm që kanë në dorë është laku nën fyt, me punën e pagave. Sikur nuk ju mjaftoi denigrimi dhe fushata sistematike kundër mësimdhënësve.

Presioni me paga i ka kaluar limitet. Sidomos tani, në kontekstin e votimit të mësimdhënësve për çështjen e grevës, një presion i tillë është ndërhyrje në procesin e brendshëm të sindikatës.

Nga i tërë ky proces është shfaqur shumë më tepër karakteri ideologjik i partisë në pushtet, sesa që do të shihej në një rrethanë normale. Ata që kërkojnë qetësi e fitore në emër të popullit e në kurriz të punëtorëve nuk do ta gjejnë atë.