Connect with us

Kosovë

Mitrovica shpall gjendje emergjente, kryetari jep detaje

Publikuar

me

Mitrovica ka shpallur gjendje emergjente për shkak të vërshimeve.

Kryetari i kësaj komune, Bedri Hamza tha se deri tani janë evakuuar një “numër i konsiderueshëm” i familjeve, numër i cili po shkon duke u rritur.

“Gjendja në Mitrovicë është alarmante. Ne e kemi mbledh shtabin emergjent dhe kemi shpallur gjendje emergjente. Prej orëve të hershme të mëngjesit jemi në terren, tu bë përpjekje me i ndihmu njerëzve dhe me iu qëndru afër. Ka familje që është dasht me i evakuu, numri i tyre është i konsiderushëm. Prej momentit në moment po rritet numri i familjeve që po kanë nevojë për me i evakuu. Lumi ‘Ibri’ dhe ‘Lushta’ kanë dalë prej shtratit dhe kanë vërshu një pjesë të madhe të fshatrave në rrethinëe e Mitrovicës por edhe qytetin”, tha Hamza.

Kujtojmë që deri tani, edhe në Skënderaj është shpallur gjendje të jashtëzakonshme.

Reklama