fbpx

Ministrja Haxhiu thotë se me shqetësim po i përcjellë raportimet për ndërhyrjet flagrante që po tentohen të bëhën në rastin e njohur Brezovica

HomeLajmeKosovë

Ministrja Haxhiu thotë se me shqetësim po i përcjellë raportimet për ndërhyrjet flagrante që po tentohen të bëhën në rastin e njohur Brezovica

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiku ka thënë se me shqetësim të thellë po i përcjell raportimet për ndërhyrjet flagrante në rastin e njohur Brezovica.

Në një shkrim në Facebook, ka theksuar se hetimet që po zhvillohen në kuadër të këtij rasti janë ndër më të rëndësishmet në luftën kundër korrupsionit që nga shpallja e pavarësisë.

Sipas ministres, pavarësisht parimit të prezumimit të pafajësisë, çdo dyshim i arsyeshëm për ndërhyrje në procesin hetimor nga ana e personit zyrtar, duhet të hetohet jo vetëm si shkelje disiplinore, por edhe si vepër penale.

“Keqpërdorimi i detyrës zyrtare dhe ushtrimi i ndikimit për të penguar proceset hetimore, përbëjnë një kancer në sistemin tonë të drejtësisë, një kancer të cilit duhet të gjithë së bashku t’i japim fund dhe atë sa më shpejt”, ka shkruar Haxhiu.