fbpx

Ministrja Hajdari thotë se Kosova si vend importues s’kishte se si t’i shmangej ngritjes së çmimeve!

HomeKosovë

Ministrja Hajdari thotë se Kosova si vend importues s’kishte se si t’i shmangej ngritjes së çmimeve!

Ministrja e Industrisë Rozeta Hajdari ka deklaruar se rritja e inflacionit ka ardhur si rezultat i hapjes së ekonomisë pas pandemisë COVID-19.

Në debatin parlamentar për ngritjen enorme të çmimeve në vend, Hajdari tha se Kosova si vend importues nuk ka pasur mundësi t’i shmangej krizës për çmimet bazike.

“Muajt e fundit janë vërejtur rastet e shumta të rritjes së çmimeve në përgjithësi dhe veçanti për produktet e konsumit. Rritjet e çmimeve të lëndëve djegëse, naftës, gazit janë luhatur kohë pas kohe dhe ka ndikuar me automatizëm në rritjen e çmimeve, sidomos në të transportit dhe kjo është reflektuar edhe tregun e Kosovës, duke ditur se jemi vend me import të lartë në Kosovë. Kosova si vend importues nuk kishte si të ikte kësaj krize”, tha ajo.

COMMENTS

x