Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken.
Kështu ka njoftuar Gërvalla, përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se temë e bisedës ka qenë siguria dhe bashkëpunimi në Ballkan.
Po ashtu, Gërvalla njofton, se është biseduar edhe për të ardhmen euroatlantike të Kosovës, duke shtuar se mes Kosovës dhe SHBA-ve gjithmonë do të jetë një lidhje veçantë.
“E inkurajuar nga një shkëmbim i besueshëm, kuptimplotë dhe i përzemërt me Sekretarin e Shteteve të Bashkuara Blinken për sigurinë dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe të ardhmen euroatlantike të Kosovës.
Gjithmonë do të ketë një lidhje të veçantë SHBA-Kosovë, nuk mund të kishim një mik më të vërtetë!
Faleminderit Anthony Blinken”, ka thënë Gërvalla./KosovaPost
Very encouraged by a trustful, meaningful and cordial exchange with 🇺🇸 @SecBlinken about security and cooperation in the Balkans and the Euro-Atlantic future of Kosova. There will always be a special 🇺🇸 – 🇽🇰 bond – we couldn’t have a truer friend! Thank you, Anthony Blinken. pic.twitter.com/YhjYdBReB1
— Donika Gërvalla-Schwarz (@gervallaschwarz) June 10, 2022