Connect with us

Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka një lajm të mirë për qytetarët e Kosovës

Published

on

Përmes një komunikate për media, Ministria i Shëndetësisë, ka bërë të ditur se bartësi i saj, Rifat Latifi ka nënshkruar sot Marrëveshjen e bashkëpunimit me Zyrën e UNICEF-it në Kosovës, për Planin e vizitave mjekësore në shtëpi, transmeton Kosova Post

Sipas komunikatës, programi vizitave në shtëpi për shëndetin dhe mirëqenien e nënës dhe fëmijës ka filluar të zbatohet në Kosovë në vitin 2014.

Aktualisht ky program është i integruar në sistemin e Kujdesit Parësor Shëndetësor dhe zbatohet në 22 komuna të vendit.

Programi i vizitave në shtëpi ka për qëllim përmirësimin e qasjes në shërbime të Kujdesit Parësor Shëndetësor për gratë shtatzëna, fëmijët nën 3 vjeç dhe prindërit e tyre, veçanërisht për familjet e cenueshme.

Ministri Latifi dhe znj. Zicherman vlerësuan se objektiv është zgjerimi i këtij programi në të gjitha komunat e Kosovës, me qëllim që përmes mjekëve dhe infermierëve të trajnuar, të ofrohen shërbimeve shëndetësore të integruara dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe gratë shtatzëna gjatë vizitave mjekësore në shtëpi, ndërkohë që u pajtuan të zgjerojnë mundësitë e bashkëpunimit edhe në projekte të tjera në dobi të të gjitha komuniteteve në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Programi i vizitave mjekësore në shtëpi zbatohet nga MSh dhe Kujdesi Parësor Shëndetësor, me përkrahjen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, përmes fondeve të Qeverisë së Luksemburgut.

Advertisement
Comments