fbpx

Ministria e Donika Gërvallës blen me 5 mijë euro rroba për shoferët dhe zyrtarët e protokollit

HomeLajmeKosovë

Ministria e Donika Gërvallës blen me 5 mijë euro rroba për shoferët dhe zyrtarët e protokollit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, e udhëhequr nga Donika Gërvalla, ka hapur tender për “Furnizim me veshmbathje për shofer dhe zyrtarë të protokollit të MPJD-së”.

Vlera e parashikuar e kësaj kontrate është 5 mijë e 500 euro.

“Qëllimi i kësaj kontrate është furnizimi nga operatori ekonomik si në vijim që të përzgjidhet kontraktuesi që do bëj “Furnizimi me veshmbathje për shofer dhe zyrtar të protokollit të MPJD-së”, në pajtueshmëri me artikujt dhe sasinë sikurse ne Aneksin nr. 1 të kësaj DT”, thuhet në dosjen e tenderit, raporton Demokracia.com.

Sipas tenderit të publikuar në KRPP, ministria pritet të blejë komplet setër dhe pantallona për femra dhe për meshkuj, për stinën e verës dhe të dimrit.

Afati për dorëzimin e ofertave për kompanitë që duan ta ofrojnë këtë shërbim është deri më 9 shtator 2022.

x