fbpx
HomeLajme

Ministria e Arsimit jep udhëzimet për fillimin e vitit të ri shkollor, prezantohen tre skenarët

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në kushtet e kujdesit ndaj pandemisë COVID -19.

Në një postim në rrjetin social Facebook thuhet se MASH  ka udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët do të implementohen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e ISHKP-së dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.

Këto janë tre skenarët:

Skenari A – Mësimi me prezencë në institucionet parashkollore dhe shkollë, me masat parandaluese.

Skenar B – Rikthimi i pjesshëm dhe mësim të kombinuar/ prezentë dhe mësim në distancë, ndërsa prioritet do të kenë klasat e para deri në të pestë.

Skenari C – Mësimi në distancë.

Lexoni të plotë postimin:

MASH ka dhënë udhëzimet e përgjithshme për fillimin e vitit shkollor 2020/2021 në kushtet e kujdesit ndaj pandemisë COVID -19.

Bashkë me partnerët, MASH ka udhëzuar shkollat që të përgatiten për të tre skenarët, të cilët do të implementohen në shkolla varësisht nga situata epidemiologjike dhe rekomandimet e ISHKP-së dhe varësisht nga kapacitetet hapësinore e infrastrukturore të shkollave veç e veç.

Ministri Likaj, kabineti i MASH dhe departamentet përkatëse në MASH janë mobilizuar që me bashkëpunim të mirë të të gjithë akterëve, përfshirë DKA-të, shkollat, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit e donatorët, do të bëhet e mundur që t’i përgjigjemi me sukses sfidave të shumta që paraqet organizimi i mësimit në kushtet e pandemisë COVID-19 në shkollat e Kosovës./Telegrafi

COMMENTS

x