fbpx

Ministria bën “shaka” me qytetarët vendos çmimin tavan për derivate në 1.79 centë

HomeLajmeKosovë

Ministria bën “shaka” me qytetarët vendos çmimin tavan për derivate në 1.79 centë

Rritje ekstreme të çmimeve në derivate ka pasur gjatë javëve të fundit.

Gjatë ditës së djeshme në shumë prej pompave të derivateve në Kosovë çmimi për litër në naftë ka shkuar gati në 1,80 cent.

Por Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë të ditur sot se do të vendosë sërish çmimin tavan.

Por si për “shaka”, në këto çmime tavan ka lëvizje vetëm 1 cent, pra çmimi në litrin për Dizel është 1,79 centë.

Kurse çmimi i lejuar për Benzinë është 1,44 centë.

Sa i përket produktit Gaz, çmimi tani për tani në treg është 0.76 centë.

Këto çmime janë valide deri nesër në ora 10:00.

x