Ministri Sveçla tregon se kur do të jetë gati ligji i pagave?!

0 minutes, 53 seconds Read

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,, gjatë seancës në Kuvend , ka bërë të ditur se Ligji për Paga do të procedohet për miratim në Qeveri në muajin mars.

Tutje ka shtuar ai se meqë kemi të bëjmë me një ligj specifik edhe analizimi i tij po i merr kohë ministrisë.

“Nga raportimi i fundit që kemi pasur në dhjetor, jo më shumë se një muaj, janë zhvilluar takime të shpeshta për finalizim. Janë diskutuar koeficientet për secilën pozitë – në bazë parimore, të drejtë e mosdiskriminuese. Lista duhet të jetë parimore e të reflektojë barazi. Në përputhje me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, janë eliminuar pjesët ku është vlerësuar se janë tejkaluar kompetencat e Qeverisë”, ka thënë Sveçla.

Sipas tij, ligji në fjalë është i planifikuar do të ketë sistem të mirëfillt , afagjatë të zbatueshme e funksionale të pagave dhe shpërblimeve.

Poashtu, ministri ka bërë të ditur se me Ligjin për pagat parashihet barazi në pagat  e sektorit publik.

Publikime te ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *