fbpx

Ministri Murati sonte përmes mediave do t’i drejtohet publikut për pagat dhe grevën!

HomeLajmeKosovë

Ministri Murati sonte përmes mediave do t’i drejtohet publikut për pagat dhe grevën!

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka ftuar konferencë për media për sot në orën 17:00, një ditë para fillimit të vitit të ri shkollor dhe paralajmërimit për grevë nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

Kjo konferencë, në të cilën ministri Murati pritet t’i kundërpërgjigjet insistimit të SBASHK-ut për vazhdimin e grevës, është paraparë të fillojë në ora 17:00.

“Ju ftojmë që sot në ora 17:00 të merrni pjesë në Konferencën për Media të Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati”, tha Murati. “Konferenca për Media do të mbahet sot, më 31 gusht 2022, në ora 17:00, në Ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, P32 – salla e konferencave”.

Në një konferencë për media të mërkurën pasdite, kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj tha se nesër nuk do të ketë mësim dhe se greva do të vazhdojë.

Në një konferencë për media të mërkurën, Jasharaj ka deklaruar se greva do të vazhdojë deri në momentin e nisjes së realizimit të kërkesave të grevistëve nga Qeveria e Kosovës.

“Nesër është 1 shtatori dhe po të kishim angazhim të sinqertë të shtetit tonë nesër do të kishim fillim të vitit shkollor, por fatkeqësisht pasi që mungon dialogu greva do të vazhdoj kjo do të thotë që edhe nesër punëtorët e arsimit do të jenë në grevë dhe ajo do të vazhdoj edhe më tutje derisa qeveria të filloj realizimin e kërkesave tona”, tha Jasharaj.

Tutje, Jasharaj ka thënë se ministri i Financave Hekuran Murati po i godet mësimdhënësit, duke i kërcënuar me pezullim të pagave

x