Connect with us

Kosovë

Ministri Mehaj për nënën e Veselit: Do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri

Published

on

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, u ka shprehur ngushëllime familjes se ish-kryeparlamentarit Veseli për vdekjen e nënës Ajshe Veseli.

Mehaj ka shkruar në Facebook, se ” Ajshe Veselin do ta kujtojmë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për liri.

“Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarje nga jeta të nënës Ajshe, nënës të ish kryeparlamentarit Kadri Vesli, i cili padrejtësisht nuk gjendet afër familjes së tij. Më lejoni të marr një pjesë të dhimbjes tuaj dhe të shprehë ngushëllimet e mia më të sinqerta në këtë ditë të rëndë. Ajshe Veselin, do ta kujtojmë gjithmonë si nënë që i fali vendit djem që luftuan për lirinë dhe çlirimin e vendit”, ka shkruar Mehaj.

Advertisement
Comments