fbpx

Ministri Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar!

HomeLajmeKosovë

Ministri Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Turkiyes, Hulusi Akar, njofton KosovaPost.

Gjatë bisedës u diskutuan çështjet bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë dhe bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes.

Në bisedën e tij telefonike, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Mehaj, ka përcjellë edhe ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës në Bartin.