fbpx

Ministri Krasniqi tregon në detaje se çfarë ndodhi me Sunny Hill-in

HomeLajmeKosovë

Ministri Krasniqi tregon në detaje se çfarë ndodhi me Sunny Hill-in

Festivali “Sunny Hill” dje njoftoi se këtë vit është zhvendosur në Tiranë për shkak të vonesave që janë bërë nga Qeveria e Kosovës lidhur me dhënien e lejes për shfrytëzimin e 17 hektarëve tokë.

Kurse, komuna e Prishtinës akuzoi MAPL-në për burokraci në dhënien e lejeve për pronë.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka shpalosur detajet se çka ka ndodhur mes komunës së Prishtinës dhe ministrisë që drejton ai lidhur me dhënien e lejes për festivalin “Sunny Hill”.

“Fatkeqësisht nuk kam mundur t’i përcjellë shumë detajet. Mund të jem i hendikepuar në këtë bashkëbisedim. Por festivali ‘Sunny Hill’ dhe dhënia e lejes nuk është diçka e re për mua, prej vitit të kaluar jam marrë intensivisht me këtë punë. E kanë të qartë se sa kam qenë i angazhuar si ministër që të jenë procedurat në rregull që të konfirmojmë ligjshmërinë e pronave të komunës”, tha ai.

“Nuk e di çka ka thënë Asociacioni. Nuk e di a e thënë kryetarët e komunës apo ndonjë zyrtar i përjetshëm atje. Ai thotë se nuk kam kompetencë në këtë proces”, shtoi Krasniqi.

Ai tregon se ministria i ka kërkuar dy dokumente shtesë komunës në mënyrë që i gjithë procesi të jetë në rregull.

“Më duhet të kthehem tek historiku. Kemi pasur kërkesë nga komuna e Prishtinës që MAPL me mu ministër nga ish-kryetari Shpend Ahmeti të cilën ishim të detyruar ta kthejmë prapa. Ajo nuk ka qenë në listat e pronave të komunës. Kjo ka qenë arsyeja e kthimit. Ky proces bëhet cdo vit për vitin paraprak. Këtë nuk e ka bërë komuna as vitin paraprak. Me 12 janar kemi dërguar një shkresë kryetarëve të komunave e kërkesë ka qenë që komuna e Prishtinës të kalojë shfrytëzimin e pronës për ‘Sunny Hill’ dhe ta bëjnë publike në uebsajtin e komunës. Jam takuar me kryetarin Rama dhe përfaqësues nga ‘Sunny Hill’, ata e kanë përmbushur këtë kriter. Landa e cila ka ardhë nga komuna në MAPL ka qenë e pakompletuar. kanë munguar dy dokumente. Në një situatë tjetër ministria do ta kthente. Mirëpo por mos me i humb edhe potencialisht 45 ditë kemi kërkuar nga komuna e Prishtinës që të plotësojë dosjen. Komuna e Prishtinës i ka dërguar këto tek ne. Procesi ka të bëjë me verifikimin e ligjshmërisë. Pjesën e largimit të festivalit nuk mund ta komentojë. Përgjegjësi e jona është akti i komunës”, tha ai.

“Ne nuk e kemi refuzuar lëndën e komunës së Prishtinës. Kemi kërkuar dokumente shtesë. Kemi dëshirë që të mos ketë asnjë dilemë kjo dosje”, përfundoi Krasniqi.

COMMENTS

x