Ministri i Transportit në Forum të Sigurisë: Çfarë kërkoi Liburn Aliu në Panama?

HomeLajmeKosovë

Ministri i Transportit në Forum të Sigurisë: Çfarë kërkoi Liburn Aliu në Panama?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, i cili është njëkohësisht vetëm anëtar i Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje ka qenë për vizitë në Panama, ku ka marrë pjesë në një Forum për Siguri dhe Inteligjencë për 4 ditë me radhë.

Por, përveç pyetjes se pse Bajqinovci ishte i vetmi që mori pjesë nga 120 deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe i vetmi nga Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje, një pyetje tjetër që duhet të shtohet është, çfarë kërkoi Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në këtë Forum, shkruan Gazeta Metro.

Bajqinovci për këtë vizitë të tijën në Panama, e cila ka zgjatur 4 ditë, njoftoi rreth dy javë më parë, më 3 korrik ku tha se ka qenë dy ditë prezent në këto sesione së bashku me ministrin e ambientit Liburn Aliu dhe ambasadorën e Kosovës në Panama Heroina Telaku, ndërsa për këtë vizitë, Bajqinovci ka kërkuar edhe mbulesë të mëditjeve.

Në postimin e Bajqinovcit, thuhet se “Forumi Parlamentar i Inteligjencës dhe Sigurisë ka organizuar 17 forume globale me mbi 1,700 parlamentarë dhe zyrtarë qeveritar të pranishëm që përfaqësojnë 96 vende.”, ndërsa pyetja legjitime është se si vetëm Bajqinovci nga 120 deputetë të Kosovës mori pjesë në këtë Forum.

Por, pyetje edhe më me rëndësi të shtrohet është pse mori pjesë ministri Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, në këtë forum?

Në përshkrimin e diskutimeve në këtë forum gjithashtu thuhet aty diskutohen kërcënime globale si krimi i organizuar, korrupsioni, terrorizmi, siguria kibernetike, investimet e huaja grabitqare, shpëlarja e parasë, ndarja e inteligjences e shumë tema të tjera.

Por, kur vjen puna tek krimet ekonomike, Panama njihet si vend me politika liberale bankare, ndërsa raporte të ndryshme të Agjencive të sigurisë në botë, përfshirë edhe CIA’n kanë thënë se atje depozitohen ‘paratë e fëlliqura’ që vijnë nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor.

Në anën tjetër, pjesëmarrja e Liburn Aliut në këtë Forum duket të jetë goxha e pakuptimtë.

Vlen të theksohet fakti se, ministri Liburn Aliu është ministri më i kritikuar i qeverisë Kurti II dhe është akuzuar nga opozita në Kosovë se ka dhënë brenda pak kohe rreth 20 tenderë me procedurë të përshpejtuar.

Ministri Liburn Aliu së fundmi ka qenë cak i kritikave edhe për tarifën 5 euro për vendosjen e një tikete në veturat e regjistruara në Kosovë së bashku me zëvendësin e tij, Hysen Durmishin.

Për vizitën e tij në Panama dhe pjesëmarrjen në këtë forum ka folur edhe vet ministri Aliu nëpërmjet një postimi në Facebook, por duke mos sqaruar krejtësisht se çfarë i duhet në fushën e tij të menaxhimit përvoja e fituar në këtë forum.

COMMENTS