fbpx

Ministri i Jashtëm turk në Prishtinë, Pacolli e nderon në shtëpinë e tij në Hajvali

HomeLajmeKosovë

Ministri i Jashtëm turk në Prishtinë, Pacolli e nderon në shtëpinë e tij në Hajvali

Ish-kryediplomati i Kosovës, Behgjet Pacolli e ka pritur në shtëpinë e tij në Hajvali shefin e diplomacisë turke, Mevlüt Çavuşoğlu.

Pacolli ka ndarë fotografi nga darka që pati me kryediplomatin turk, duke e vlerësuar atë si mik të tij dhe të Kosovës.

“Një mbrëmje e bukur në ambient familjar, me Ministrin e punëve të jashtme të Turqisë, mikun tim dhe mikun e Kosovës Mevlüt Çavuşoğlu”, shkroi Pacolli.

Kujtojmë se Cavusoglu u prit sot në Kosovë nga kryediplomatja Donika Gërvalla Schwarz.

COMMENTS

x