fbpx

Ministri francez: Ukraina s’do të marrë leje VIP për të hyrë në BE

HomeLajmeBota

Ministri francez: Ukraina s’do të marrë leje VIP për të hyrë në BE

Franca ka thënë se rruga e Ukrainës drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian mund të marrë vite për t’u kompletuar, duke përsëritur qëndrimin e saj se shteti ukrainas nuk do të hyjë me procedurë të përshpejtuar në bllok, pavarësisht mbështetjes së gjerë midis liderëve pas përpjekjeve për anëtarësim.

Ukraina do të duhet të respektojë rregullat strikte si çdo aplikant, tha një ministër francez, përpara samitit në Bruksel, në të cilin liderët do të diskutojnë kandidaturën e Ukrainës.

“Nuk ka asnjë procedurë të përshpejtuar, nuk ka një “King’s Pass”, tha ministri francez i deleguar për Europën Clément Beaune në një intervistë me radion franceze Europe 1, duke përdorur një term për trajtim preferencial, transmeton Gazeta Express.

“Duhet të mbarojnë fillimisht luftën, të rindërtojnë vendin, të plotësojnë të gjitha kërkesat demokratike dhe ekonomike. Kjo do të marrë kohë. Por, ne po japim këtë sinjal hapjeje”. shtoi Beaune.

Udhëheqësit e BE-së do të mblidhen të enjten dhe të premten për të diskutuar nëse do t’i japin apo jo statusin e kandidaturës në BE Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë.

Komisioni Europian javën e kaluar mbështeti kandidaturën e Ukrainës.

Duke folur në Bruksel, presidentja e saj Ursula von der Leyen tha se Komisioni rekomandon “që Ukrainës t’i jepet statusi i kandidatit. Kjo sigurisht duhet nënkuptuar se vendi do të kryejë një sërë reformash të mëtejshme”.

COMMENTS

x