Kosovë
Ministri Aliu: Asnjë hidrocentral nuk do të lejohet përderisa nuk do t`i përmbush kriteret mjedisore
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në konferencë për media ka folur për hidrocentralet dhe veprimin e tyre në Kosovë.
“Sa i përket hidrocentraleve, kemi shumë raste kur hidrocentralet i kanë fitu të drejtat ujore pavarësisht që mund të kenë shkelje, por janë disa të drejta të fituara të cilat mund t’i kushtojnë vendit me arbitrazh, por asnjë hidrocentral nuk do të lejohet të punojë përderisa nuk do t`i përmbush kriteret mjedisore, përderisa nuk e plotëson minimumin biologjik të rrjedhës ujore”, ka thënë Aliu.
Tutje, Ministri Aliu ka bërë të ditur se në rastet kur hidrocentralet nuk marrin leje atëherë puna e tyre ndërpritet.
“Ka raste kur hidrocentralet nuk i kanë marr lejet mjedisore dhe puna e tyre ndërpritet”, ka thënë Ministri.
