Minatorët serb të Trepçës të zgenjyer me Listen Serbe: “Më kënd jemi tash..”

1 minute, 43 seconds Read

Më shumë se 50 minatorë nga rreth 600 të punësuar nga minierat e Belobërdës dhe të Crnacit kanë hyrë sërish në grevë sot në Leposaviq. Arsyeja kësaj radhe, siç na pohuan ata, është se duan të dinë “Ku janë në këtë situatë”, kur serbët po largohen nga institucionet e Kosovës dhe “pse askush nuk i thërret”. Kjo pyetje, thonë ata, do t’i bëhet edhe kryetarit të të komunës së Leposaviqit, gjegjësisht kryetarit të dorëhequr, Zoran Todiq (Lista Serbe).

“Ku jemi ne, a ndaj Serbisë apo ndaj Kosovës. Nuk e dimë, sepse nuk kemi përvojë pune fare”, tha një nga minatorët, pjesëmarrës në këtë grevë.

Ka qenë ndër të tjera çështja e vjetërsisë që i detyroi minatorët e këtyre minierave të protestojnë në korrik të këtij viti, kur iu premtua se do të plotësohej një pjesë e kërkesave të tyre.

“Ende nuk është rregulluar, eksperienca e punës nuk na shkon. Janë rreth 600 persona që nuk kanë përvojë pune”, thekson ai.

Në të njëjtën kohë, këta minatorë janë të shqetësuar nga situata aktuale me largimin masiv të serbëve nga institucionet e Kosovës.

“Nuk e dimë se ku jemi për momentin, në Kosovë apo Serbi”, tha i njëjti minator, ndonëse konfirmoi se e marrin pagën në euro.

Ai pretendon se nuk u është thënë asgjë për këtë.

“Na kanë thënë vetëm të udhëheqim përmes bujqësisë dhe çfarë bujqësie kur kjo është Trepça”, thotë ai.

Me të njëjtat kërkesa, minatorët shkuan te kryetari i të komunës së Leposaviqit sipas sistemit serb, përkatësisht kryetarit të dorëhequr sipas sistemit të Kosovës, Zoran Todiq.

Ende nuk ka rezultat pas takimit dhe nuk dihet se çfarë do të ndodh. Kjo tregon se edhe minatorët serbë janë të mashtruar nga Lista Serbe dhe vetë Serbia. /Ballkani.info

Publikime te ngjashme