fbpx
HomeMagazina

Mimoza Shkodra mahnit me pozat në bikini nga pushimet në Itali

Ndonëse këtë vit ka qenë më pasive në muzikë, Mimoza Shkodra po vazhdon t’i mbajë fansat aktiv me imazhe e video të ndryshme.

Këngëtarja, e cila numëron ndjekës të shumtë në Instagram, së fundmi ka tërhequr vëmendje të madhe me fotografitë e reja.

Ajo ka sjell disa poza atraktive në bikini, derisa duket se po shijon pushimet me familjen në Itali.

Krijuesja e shumë hiteve shquhet për fizikun e saj joshës dhe kjo tashmë vërehet dukshëm në paraqitjet e radhës.

Komplimentet krahas imazheve nuk munguan, e shumë prej ndjekësve e komplimentuan për format e admirueshme trupore.

Ndërkaq sa i përket prurjeve të reja muzikore, “Fol Fol” titullohet kënga e fundit që ka lansuar gjatë vitit 2019.

Presim të shohim se çfarë do na sjellë 35 vjeçarja në vazhdim, pasi mezi po pritet rikthimi i saj në skenë. /Telegrafi/

COMMENTS