Connect with us

Kosovë

Miliona euro, mijëra dollarë, e uniformë e ish-policisë serbe: Gjithçka që u sekuestrua në aksionin “Brezovica”

Published

on

Miliona euro dhe mijëra dollarë janë sekuestruar në aksionin e sotëm “Brezovica”, ka konfirmuar kapiteni i policisë, Adnan Haziri.

Ai ka bërë të ditur se paratë në xhirollogaritë e të dyshuarve tashmë janë ngrirë.

“Në xhirollogaritë e të dyshuarve është identifikuar vlera prej 5 milionë e 389 mijë euro dhe 86 mijë e 146 dollarë amerikanë”, ka thënë ai.

Haziri ka konfirmuar se janë sekuestruar edhe një veturë e tipit “BMW X1”, armë, fishekë, telefon, e kaseta.

“Gjatë kontrollit të sotëm është sekuestruar një veturë BMW X1, armë CZ, armë tjetër Zastava, 163 fishekë, një kuti me armë, një karikator i zbraztë, kutizë kompjuteri, telefon mobil, USB, 5 videokastera, uniformë me mbishkrimin “policia” e ish-sistemit Jugosllav ose serb, një anti-plumb dhe dokumente të ndryshme”, tha ai, përcjell Demokracia.com.

Ndërkaq, kryeinspektori i Prokurorisë së Themelorit, Shukri Jashari konfirmoi se sot u arrestuan disa persona, duke përfshirë këtu edhe Bedri Halimi, kryeinspektor i Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Jashari përmes një konference për media ka bërë të ditur se Halimi është ndaluar për 48 orë, për shkak se dyshohet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Veç kësaj, është ndaluar edhe investitori i një lagjeje në Brezovicë, pasi dyshohet për “ushtrim të ndikimit” dhe “marrje të ryshfetit”.

Advertisement
Comments