Kosovë
Milaim Zeka merr pagë pa punuar në RTK, urgjent kërkohet të hetohet ky rast!
Fadil Hoxha, kryetar i Sindikatës së Pavarur të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), ka thënë se sot ka pranuar një letër njoftuese nga avokati Tomë Gashi, që i drejtohet drejtorit të RTK-së, Ngadhnjim Kastrati.
Në këtë letër, sipas tij, avokati Gashi e ka njoftuar drejtorin Kastrati, lidhur me të punësuarin e RTK-së Milaim Zeka, i cili akuzohet nga Prokuroria Speciale për katër vepra penale.
Hoxha ka thënë se është shqetësuese që Zeka merr pagë nga RTK-ja, pa shkuar fare në punë dhe pa kryer asnjë punë atje. Ai ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë urgjentisht këtë rast.
