fbpx

Milaim Zeka akuza të rënda për qeverinë Kurti: “Qeveri amatere, e morët në qafë këtë vend, kahmos llugë”

HomeLajmeKosovë

Milaim Zeka akuza të rënda për qeverinë Kurti: “Qeveri amatere, e morët në qafë këtë vend, kahmos llugë”

Gazetari Milaim Zeka ka vazhduar me akuzat e rënda për qeverinë Kurti, fillimisht për shkakun e mbylljes së shtëpisë së pleqve Orenda në Pejë e më pas rreth zhvillimeve të fundit në Veri.

Ne lidhje me mbylljen e shtepisë se pleqëve në Pejë ka reaguar analisti Milaim Zekanë rrjetin social facebook ku ka shkruar:

Qysh more me ja shkaterru njeriut gjithe kete investim?!

Ja po e marre nje shembull: Nje polic vret ne nje stacion te policise kater policë. Do e mbyllim stacionin e policise?

Oj qeveri amatere, e moret ne qafe kete vend. Lluge e bate ne veri, hala ma lluge ne jug, perendim e lindje…!!!

Në postimin tjetër rreth zhvillimeve të fundit në Veri Zeka ka akuzuar qeverinë Kurti se po kontribuon në shkatërrimin e shtetit. Ai ka shkruar:

“Qeveria Kosoves nuk ka patriotizem, ajo po hiqet si e tille, per ta mbuluar shkaterrimin e shtetit.

Albini ka shkaterru çdo gje ne opozite, tash po e shkaterron edhe ne pozite.

Shtrenjte kemi me pagu. Jemi gjalle e flasim…!!!”