Connect with us

Kosovë

Miinstri Peci tregon me detaje se sa € për hektar do të marrin bujqit këtë vit!

Publikuar

me

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në një konferencë për media ka bërë të ditur planin e ministrisë së tij për mbështetjen e produkteve bujqësore me subvencione gjatë vitit 2023.

Ministri Peci ka treguar se për ata që mbjellin grurë do të jepen subvencione 474 euro për hektar, për misër 329 euro për misër, 654 euro për patate dhe 654 euro për fasulen, raporton Gazeta Express.

Ai tutje ka treguar se edhe për kulturat pemëtare do të jepen subvencione në vlerë 504 euro për hektar.

Për perimet me sipërfaqe të hapur do të jepen 554 euro për hektar ndërkohë për perimet me sipërfaqe të mbyllur do të jepen 904 euro për hektar.

Për grurin, Peci ka thënë se do të bëhet edhe subvencionim i farës së grurit me 4 centë për kilogram dhe siç thotë ai shuma totale e subvencionit për kultivuesit e farës së grurit do të arrijë në 640 euro.

 Ministri Peci ka thënë se do të mbështetet edhe kultura e gështenjës me 504 euro për hektar.

Ndërkohë do të bëhet përpjekje për të nxitur edhe kultivimin e lulediellit si lëndë e parë për prodhimin e vajit. Për këtë arsye 1 hektar do të subvencionohet me 454 euro e ku do të përfshihet edhe plehërimi dhe akciza për naftë.

Ministri Peci ka thënë se do të vazhdohet edhe me mbulimin e akcizës së naftës me 0,36 centë për litër.

Peci ka thënë se do të ketë edhe subvencionim të pjesshëm të plehut artificial. 150 euro për hektar për grurë, 100 euro për hektar për misër, patate dhe fasule.

 Gjithashtu ministri Peci ka treguar se tek subvencionimi i grurit është ulur kriteri prej 2 hektarësh dhe është bërë 1 hektar.

“Gjithashtu pragun e sasisë së grurit të deponuar në mulli e kemi ulur nga 6 mijë kilogram e kemi ulur në 3 mijë kilogram”, ka thënë ministri Peci.

Në fund ka treguar se do të ketë subvencion edhe për bimët mjekësore dhe aromatike, specifikisht për bimët mjaltdhënëse me 450 euro për hektar.

Reklama