fbpx

Miftaraj – Ramushit: “Kush është biondina agjente që të vizitonte në bugun e Francës, çfarë nënshkruat”?

HomeLajmeKosovë

Miftaraj – Ramushit: “Kush është biondina agjente që të vizitonte në bugun e Francës, çfarë nënshkruat”?

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka pyetur publikisht liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn se kush ishte “Biondina”, agjente frenceze që iu vizitonte në burg, pas arrestimi që iu bë në Francë.

Miftari përmes një postimi në Facebook thotë se, pyet Haradinajn se çka i bëri shërbimi sekret francez që e tradhtoi pastaj Kosovën.

“Ramush komandanti, ty çka të bani shërbimi sekret i Francës, DGSE (punëdhënësi i Hashim Thaçit), çka të banën ty që tradhtove befas vendin tuaj dhe i fale 8000 hektarë tokë të Kosovës, Malit të Zi”, shkruan Miftari.

Ai flet edhe për një agjente franceze me nofkën “Biondina”.

“Çka të bënë Ramush pasi të poshtrun, të burgosen si kriminel, a nënshkruve naj sen, a naj dokument në prezencen e “Biondines” agjentes Franceze që ju vizitonte rregullisht, çka ishte detyra e saj pasi “Bjondina” nuk është avokate..!”, shkruan ai.

Miftari shton se, Haradinaj e sheh sot vetëm luksin, paren e pushtetin.

“Me vite u mbajte si burr Zhlebi, Zhlebi, Qakori, Qakorri… tap karrika e kryministrit, tap “Biondina” Franceze, e Zhlebi e Qakorri shkun pēr lesh të Bubit, fort kajtagji je veç paren, luksin e pushtetin i shihni sot ju, po nuk e ruajte të pastër gjakun tuaj vet, mos mendo se ta rujnë koshija…!”, përfundon Naim Miftari.