Microsoft dorëzohet përballë Facebook

HomeTech

Microsoft dorëzohet përballë Facebook

Blerja e Beam ndodhi pak pasi Amazon bleu Twitch në 2014-ën, i cili ende dominon këtë sektor. Ky i fundit shënoi rritje të paprecedent gjatë pandemisë së koronavirusit.

Microsoft do të heqë dorë nga shërbimi streaming për video lojërat, Mixer, dhe inkurajoi njerëzit të krijojnë përmbajtje për shërbimin e rivalit Facebook.

Gjiganti i Windows vendosi të tërhiqet në një treg ku ka dështuar të fitojë dominim edhe pse kompania mbetet e përkushtuar në krijimin e videove lojërave, konsolave dhe shërbimeve cloud për video lojërat.

Madje këtë vit pritet të prezantojë një konsolë të re lojërash Xbox. Lëvizja vjen 4 vite pasi bleu Beam, startupin e streaming për video lojërat që Microsoft e ribrandoi në Mixer në 2017.

Blerja e Beam ndodhi pak pasi Amazon bleu Twitch në 2014-ën, i cili ende dominon këtë sektor. Ky i fundit shënoi rritje të paprecedent gjatë pandemisë së koronavirusit.

Microsoft tentoi të rriste popullaritetin e Mixer duke afruar krijues të famshëm si Tyler “Ninja” Blevins. Shërbimi Mixer do të jetë i disponueshëm deri më 22 Korrik dhe më pas faqja e tij do të ridrejtojë vizitorët në uebsajtin fb.gg të Facebook.

Loading...