fbpx

Mesuesit grevist paralajmërojnë veprime radikale

HomeLajmeKosovë

Mesuesit grevist paralajmërojnë veprime radikale

Anëtari i Këshillit Grevist të SBASHK-ut, Zenun Nimani, ka thënë se nuk do të ketë ndërprerje të grevës pa një marrëveshje.

Derisa Nimani shtoi se të gjitha rregullat për greva janë përmbushur.

SBASHK-u nuk ka buxhet për t’i paguar pagat e mësimdhënësit.

“Unë uroj që të mos ndalohen pagat, sepse nuk do të ishte mirë që kjo të ndodhë. Prindërit kanë arsye të jenë të irrituar. Anëtarësia është duke kërkuar radikalizim të masave dhe grevave. Së paku brenda kësaj jave pritet që kryesia të kërkojë të mbahen protesta. Orët e humbura nuk do të zëvendësohen”, ka thënë Nimani në emisionin “60 minuta” në KTV.

Ndërkohë kujtojmë që nga 25 gushti, punonjësit e sektorit publik, të cilëve u janë bashkuar edhe mësimdhënësit, janë në grevë të përgjithshme.

Kërkesa kyçe e sindikalistëve është ndarja prej 100 eurove në muaj deri në miratimin e Ligjit për paga.

x