fbpx

“Mesi i artë”, Ramiz Kelmendi propozon një marrëveshje për zgjidhjen e grevës në arsim

HomeLajmeKosovë

“Mesi i artë”, Ramiz Kelmendi propozon një marrëveshje për zgjidhjen e grevës në arsim

Ramiz Kelmendi, ka propozuar një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, e cila po vazhdon të shtyjë nisjen e procesit mësimor.

Biznesmeni i njohur ka kërkuar që të gjendet “mesi i artë” në shumën e kërkuar mes sindikalistëve dhe shumën e ofruar nga Qeveria.

Sipas Kelmendit, shuma prej 85 eurosh do të ishte e mjaftueshme për zgjidhje.

“Disa fjali ne lidhje me fillimin e vitit te ri shkollor 2022/2023

Çuni i cili pasi mbushi vitet për të filluar klasën e parë dhe sheh që mësimi nuk po fillon e pyet nënën;

Çuni: Nënë e dashur, përse nuk fillon mësimi?

Nëna: Ka hasur në ngërç ekonomik çuni im.

Çuni: Ç’është ky ngërç ekonomik, nënë?

Nëna: Qeveria po ofro 50 euro ngritje pagë përkohësisht, mësuesit në anën tjetër po kërkojnë 100 euro të përhershme.

Çuni: Nënë, a nuk kanë ndonjë mesatare këta?

Nëna: Duhet të kenë, sepse mesatarja ka zgjedhur shumë mosmarrëveshje.

Duke e parë këtë dramë, nevoja e çunit dhe tëe tjerëve që të shkojnë në shkollë është e domosdoshme, por, duke parë se edhe kostoja jetësore e mësuesit është rrite, mendoj se te dy palët me kërkesa të drejta, të arsyetuara, duhet të gjejnë një mesatare në mes të 50 eurove të përkohshme dhe 100 eurove të përhershme. Një mes i artë prej 85.oo eurosh duhet të hapte rrugën e bashkëbisedimit të mëpastajm mes palëve dhe arsyetimit të vlerave tjera.

Dua të besoj që edhe kjo kërkesë është e arsyeshme. Duhet që mësuesi, arsimtari, profesori dhe të tjerë kërkues, të jenë të përkushtuar për mësim, edukim, avansim si personal ashtu edhe professional në mënyrë që të jenë në hap me kohnë. Nuk duhet pritur që mësuesi dhe të tjerët të kenë edhe punë dytësore për mbijetesë e pastaj kjo të ndikoj edhe në kualitetin jetësorë të mësuesit dhe kualitetin e dijes arsimore që e ndanë”, shkruan Kelmendi në propozimin e tij.

x