Connect with us

Kosovë

Merigmtarët malltretohen në sportelet e institucioneve, presin radhë me orë të tera për nje vule apostile në MPB! (Foto)

Published

on

Edhe pse nga 10 ditë u bie të punojnë vetëm 2 ditë, përseri në Agjencionin për Regjistrim Civil që funksionon në kuader të MPB-së, nga 4 sektor sa janë, punon vetem një sektor për të dhënë vula apostile për mergimtaret tonë.

Një mergimtari për të marr një vule apostile i duhet pritur radhë me orë të tera, madje edhe me ditë në MPB! Kjo ndodh edhe për arsye se punëtoret siç duket i kanë lidhur pushimet dhe sot dt. 05.01.2022 nuk kanë dalur në punë.

E më e keqja është edhe fakti se, përkunder se aparati për caktimin e termineve është funksional, punonjësi/punonjësit që shërbejnë me vula apostile nuk respektojnë radhen e termineve automatike, por krijojnë radhe te gjata për të marr një shërbim të tillë.

E mergimtaret që presin radhë duken të revoltuar nga kjo gjendje e krijuar dhe shprehen të mllefosur për arsyen e thjeshtë se, pushimet e tyre që aq shumë i presin i kalojnë duke pritur radhë në institucione për të marr shërbimet e nevojshme.

Kjo është gjendja e krijuar në Agjencionin për Regjistrim Civil me datë 05.01.2022, ku radhet e mergimtareve që presin vetëm sa shtohen në çdo minutë që kalon.

Advertisement
Comments