Mergimtari nga Austria ia dhuron 200 euro Valon Syles

HomeLajmeKosovë

Mergimtari nga Austria ia dhuron 200 euro Valon Syles

Mërgimtari nga Austria ia ka dhuruar live 200 euro gazetarit Valon Syla.

Në emisionin ‘Natë Vere’ në T7, në një lidhje të drejtpërdrejtë nga sheshi i Prishtinës, një mërgimtar nga Austria ia ka dhuruar 200 euro Sylës.

Ndërsa Syla kërkon që ato para t’i kthehen mërgimtarit, por ky i fundit thotë se për të 200 euro nuk janë asgjë.

“Për 200 euro na nuk e nijna”, thotë ai

Kujtojmë se Syla, i quajti mërgimtarët ‘gërrnaqa’ e kjo u bë njëra ndër fjalët më të komentuar muajt e fundit.

COMMENTS