Mërgata turke “zbret” në Romë për Euro 2020

HomeSportSporti ndërkombëtar

Mërgata turke “zbret” në Romë për Euro 2020

Italia nuk lejon fluturimet nga Turqia, por tifozë nga mërgata e Turqisë në Evropë kanë zbarkuar në Romë për ndeshjen hapëse të Euro 2020.

Turqia do të takohet me Italinë sonte nga ora 21:00 në Olimpico të Romës. Është ndeshja hapëse e Evropianit të futbollit.

Metin Karagulle është shëtitur afër Koloseumit me një grup tifozësh të Turqisë me skuterë elektrikë.

“Kemi ardhur së bashku nga Zvicra dhe shpresojmë se do të fitojë ferpleji”, ka thënë ai për AP.

Tayip Abanoz ka udhëtuar në Romë nga Suttgarti i Gjermanisë.

“Do të jetë diçka e madhe për të gjithë turqit që kanë ardhur këtu në Romë për të përcjellë ndeshjen”, ka thënë Abanoz.

Tifozët nga Turqia do të jenë në gjendje të udhëtojnë për në Azerbajxhan për ndeshjet tjera të grupit A. Turqia do të përballet me Uellsin dhe Zvicrën në Baku. Tifozët me bileta mund të jenë në stadium, nëse kanë një test negativ për COVID-19.

COMMENTS