Kosovë
Menaxhmenti i aeroportit “Adem Jashari” ka njoftim të rëndësishëm për udhëtarët!
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka kërkuar nga të gjithë udhëtarët që t’i plotësojnë formularët e kërkuar nga shtetet ku udhëtojnë.
Udhëtarët që nuk paraqiten në sportel me formularë të plotësuar, nuk do të pranohen për udhëtim.
“Këta formularë,mund t’i gjeni në web faqen e aeroportit: www.limakkosovo.aero, në linqet e vendosura më poshtë dhe po ashtu QR kodet për shkarkim të formularëve, janë edhe në tabelat e vendosura jashtë dhe brenda terminalit të aeroportit”, ka njoftuar “Adem Jashari”.
