Memli Krasniqi shprehet i emocionuar, i gëzuar dhe krenar me Distrian!

HomeSportSporti vendor

Memli Krasniqi shprehet i emocionuar, i gëzuar dhe krenar me Distrian!

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar pas fitores së medaljes së Artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” nga xhudistja, Distria Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se e mban mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. E që këtë gjë ajo sot e arriti.

“Çfarë emocionesh, çfarë gëzimi e krenarie! Urime Medaljen e Artë Olimpike Distria! Urime Kosovë e dashur!

Një ngjitje e jashtëzakonshme drejt së artës olimpike. E mbaj mend Distrian si një 15 vjeçare që me shumë pasion e punë synonte të bëhej më e mira në xhudo – jo vetëm për shkëlqimin e saj, por edhe të Kosovës. Dhe ajo sot e arriti këtë!

Të lumtë Distria! Falemnderit për këto emocione, falemnderit për medaljen e dytë të artë olimpike për vendin tonë. Falemnderit mjeshtrit të papësëritshëm Toni Kuka.”

COMMENTS