fbpx

Mehmeti pas fitores në Arbitrazh nga “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

HomeLajmeKosovë

Mehmeti pas fitores në Arbitrazh nga “IuteCredit”: S’do të lejojmë veprime që janë në kurriz të qytetarëve

Guvernatori i Bankës Qendrore, Fehmi Mehmeti ka thënë se institucioni që ai e drejton, e mirëpret vendimin e Tribunalit të Arbitrazhit në lidhje me rastin e institucionit mikrofinanciar “IuteCredit”.

Sipas Mehmetit, fitorja në Arbitrazh dëshmon që vendimi i marrë nga institucioni që ai udhëheq, ka qenë i drejtë dhe i ligjshëm.

Në një konferencë për medie, Mehmeti ka thënë se “IuteCredit”, ka devijuar nga plani i biznesit, duke i sjellë tregut kosovarë diçka, siç e ka quajtur të dëmshme.

Mehmeti ka thënë të shtunën në një konferencë për media, se ky institucion operonte jashtë planit me të cilin ishte licencuar.

“Siç jeni në dijeni, Kosova e ka fituar arbitrazhit ndërkombëtar në rastin me “Iute Credit”. Në vazhdimësi ka devijuar nga plani i biznesit me të cilin ishte licencuar. Normat e interesit që kishin aplikuar ishin jashtë çdo standardi”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, “Iute Credit” ishte duke e rrezikuar stabilitetin financiar të Kosovës.

“Nuk do të lejojmë asnjëherë operimin e atyre institucione që nuk zbatojnë kërkesat rregullative në vend të cilat.

Në bazë të mostrave të kredive që i kishte vlerësuar Banka Qendrore, pavarësisht se i kishin reduktuar normat, ‘Iute Credit’ e ‘Monego’ kanë mbajtur interes prej 80 deri në 236 për qind.

‘Iute Credit’ e kishte konsideruar veprimin e padrejtë e në kundërshtim me Ligjin për Investimet e Huaja, ndërsa ‘Monego’ kishte thënë se të vetmit që do të vuajnë pas vendimit janë qytetarët e Kosovës, pasi me kreditë e tyre i kanë kontribuuar ekonomisë së vendit”, ka sqaruar Mehmeti, raporton EO.

Mehmeti ka thënë se “normat e interesit që kanë aplikuar këto institucione janë jashtë çdo standardi, qoftë nëse i krahasojmë me vetë projeksionet e këtyre institucioneve, qoftë në raport me normat e interesit në kredi që aplikohen nga institucionet tjera financiare në vend”.

“BQK mbetet e përkushtuar që të krijojë kushte për konkurrencë të shëndosh, por në të njëjtën kohë angazhohet vazhdimisht që secili institucion i licencuar të funksionoj sipas ligjeve dhe rregullave”, ka thënë ai.