fbpx

Mehaj takon homologen gjermane, zotohen për thellim bashkëpunimi

HomeLajmeKosovë

Mehaj takon homologen gjermane, zotohen për thellim bashkëpunimi

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Gjermani, ku u takua me homologen e tij, Christine Lambrecht.

Mehaj, përmes një postimi në Facebook, tha se ministrja Lambrecht, ka konfirmuar fuqishëm rritjen e mbështetjes dhe thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Kënaqësi dhe nder i madh ishte pritja e sotme në  Bundeswehr – Ministrinë e Mbrojtjes së Gjermanisë, ku u prita nga homologia, Ministrja e Mbrojtjes,  Christine Lambrecht dhe stafi i saj. Me këtë rast krahas diskutimit për situatën e re gjeopolitike dhe sfidat në mjedisin aktual të sigurisë, diskutuam edhe nivelin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes si dhe fushat për thellimin e mëtejmë mes dy ministrive tona”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

Lambrecht, sipas Mehajt, tha se Gjermania do të mbështes Republikën e Kosovës në rrugëtimin drejt NATO-s dhe anëtarësimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë për siguri dhe paqe.

“Ministrja Lambrecht më falënderoi për mbështetjen për refugjatët afganë, për sanksionet e vëna ndaj Rusisë dhe për rreshtimin e drejt, në mbështetje të popullit dhe shtetit të Ukrainës. Krahas shprehjes së falënderimit për mbështetjen e madhe në ndërtimin dhe zhvillimin e FSK-së, e ritheksova mirënjohjen e thellë për investimet gjermane në vendin tonë si dhe për kontributin shumë të çmueshëm të trupave ushtarake  të forcave gjermane në operacionin e  KFOR-it në sigurinë e vendin tonë”, ka shtuar ai.

x