Kosovë
Mehaj pret në vizitë kolonel Dritan Demirajn
Sot, pata kënaqësinë, që së bashku me stafin, të pres në vizitë, mikun tim, kolonel Dritan Demirajn.
Përvoja profesionale dhe akademike në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, e Profesor Demirajt, prej ushtaraku të vlerësuar shumë lartë nga ekspertët dhe institucionet më relevante ndërkombëtare, është shumë e rëndësishme në zhvillimin dhe avancimin e Forcave Speciale dhe Komando të FSK-së në të ardhmen.
