Connect with us

Kosovë

Mehaj: Mbretëria e Bashkuar, ishte dhe është ndër vendet partnere tona më të fuqishme

Published

on

Postimi i plotë i Ministrit Mehaj:

Mbretëria e Bashkuar, ishte dhe është ndër vendet partnere tona më të fuqishme.

Bashkë me ekipin tim, sot kam pritur në takim, Shefen për Politikë të Gjerë Evropiane nga Ministria e Mbrojtjes se Mbretërisë së Bashkuar, znj. Sarah Graham.

Me këtë rast, znj. Graham i shpreha mirënjohjen e lartë për përkrahjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar, përmes shkollimit dhe trajnimeve të pjesëtarëve të FSK-së në akademitë më prestigjioze britanike, si dhe përkrahjen e stafit të Ministrisë së Mbrojtjes në proceset e prokurimit dhe llogaridhënies publike.

Nga znj Graham, morra konfirmimin e fuqishëm se kjo mbështetje do të vazhdojë, duke u fokusuar në avancimin e kapaciteteve institucionale si dhe aspektet tjera bilaterale që pritet t’i formalizojmë, me rastin e vizitës sime në Mbretërinë e Bashkuar, në javët në vijim.

Pas takimit, së bashku me znj. Graham, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit, respektivisht aktin e pranim-dorëzimin të donacionit të ri në pajisjet specialistike për nevojat e Qendrës sonë Regjionale Trajnuese të Kërkim-Shpëtimit.

Së bashku më të fortë!

Advertisement
Comments